Rusia sot deklaroi se SHBA-ja është duke provuar që ta fusë Kosovën në NATO, bashkë me bazën e saj ushtarake, Bondsteel.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar shefi në largim i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli.
Ai, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosovën s’mund ta ndalojë askush drejt këtij qëllimi strategjik.
“Për homologun tim rus, Lavrov: Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s me mbështetjen e SHBA-së dhe Evropës. Ky është fati ynë, është zgjedhja jonë e lirë. Askush, aq më pak Rusia, nuk mund të na pengojë nga ky qëllim strategjik që mbron rajonin tonë”, ka thënë Pacolli.
Discussion about this post