Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër përmes një video në Facebook ka thënë se nevojiten spitale ku nuk ka rendësi sa para ke e nga vjen e ku punon, por ku mund të shërohesh.
“Na nevojitet ekonomia që punëson, bujqësi e industri që prodhon dhe na shkolla që edukojnë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Kurti po ashtu ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin në zgjedhjet e 6 tetorit që të bëjnë ndryshimin përmes votës së tyre.
Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Na nevojiten spitale ku nuk ka rendësi sa para ke, prej nga vjen e ku punon, por ku mund të shërohesh.
Na nevojitet Ekonomia që punëson, Bujqësi e Industri që prodhon dhe shkolla që edukojnë.
Kjo është e ardhmja që na pret pas 6 tetorit. Prandaj bëhuni bashkë, shkoni lagje për lagje e derë më derë që të dalin të gjithë në votime, sepse Erdhi Dita!
Dita është 6 tetor,
Discussion about this post