Profesori unverisitar, përkatësisht opinionisti Blerim Latifi, ka reaguar pas ekzaltimit të ish-të deleguqrit të ShBA-ve për Bllkanin, Richard Grenell me fitoren e Vuçiqit në zjgjedhjet në Serbi, përkatëisht pas mbetjes së këtij të fundit në krye të Serbisë.
Teksa ka komentuar afilitetin e ish -diplomatit amerikan me regjimin fashist në Serbi, Latifi në restrospektivë e ka gjykuar në superlativë qendrimin mos-pajtues të kryemisnistrit aktual të Republikës së Kosovës karshi R. Grenellit, në kohën sa ky i fundit në kapacitetet e misionarit dipolomaitk amerikan i bënte obstruksione Republikës së Kosovës.
Ky është reagimi i Latifi
Në kulmin e luftës në Ukrainë, Trump, tanimë krejtësisht i çmendur pas rënies nga pushteti, i kërkon ndihmë Putinit në luftën e tij politike kundër presidentit Biden. Njeriu i parë nga bota që me plot entuziazëm ia uron fitoren në zgjedhje Vuçiqit, është Richard Grenell.
Kam qenë dhe vazhdoj të jem shumë skeptik për pikëpamjet e Kurtit rreth marrëdhënieve ndërkombëtare, por duhet ta pranojmë se qëndrimi i tij ndaj Grenellit ishte i qëlluar. Ky njeri është argat i Vuçiqit. Në kuptimin e plotë të fjalës. Ne jemi me fat që Trump dhe ky i humbën zgjedhjet. Këta na kishin kthy nën Serbi.