Për herë të parë Komuna e Ferizajt ka ndarë buxhet për mirëmbajtje të varrezave.
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit të Ferizajt Lulzim Aliu, ka deklaruar se rash e tutje do të kemi varreza të planifikuara, të pastërta e të denjitetshme. “Më shumë se sa me u krenu është me të ardh keq që, për herë të parë në historinë e Ferizajt, komuna ndan buxhet për mirëmbajtje të varrezave. Tash e tutje do të kemi varreza të planifikuara, të pastërta e të denjitetshme. Do të përpiqemi që edhe në buxhetin e Kosovës të futet kod i veçantë për këtë shërbim sikur që është kodi për mirëmbajtje të rugëve, të parqeve etj. Me këtë do të detyroheshin të gjitha komunat që patjetër ta kenë këtë shërbim dhe të mos mbetet në vullnetin e kryetarëve të komunave”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.
Discussion about this post