Një hap përpara dhe një shpresë më shumë për ndalejn gjakderdhjes në Palestinë. Mos vallë po vijnë ditë paqeje edhe për popullin palestinezë që i është nënshtruar një masakre të vazhdueshme nga ushtria izraelite.
Mustafë Bajrami sapo ka lajmëruar në llogarinë e tij në Facebook mbi vendimin e marrë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Kjo nuk është hera e parë që ai i paraprinë informimit të shqiptarëve për tema të nxehta.
Më poshtë gjeni shkrimin e tij në llogarinë e tij në Facebook:
Vendim historik për Palestinën në KS të OKB-së!
Para pak qastesh u miratua projekt-rezoluta që kërkon mbështetje për propozimin 3-fazor të shpallur nga presidenti amerikan Biden.
Nga 15 anëtarët sa ka Këshilli i Sigurimit, 14 votuan pro, Rusia abstenoi. Me këtë miratim Izraeli futet në qoshe, Hamasi përshëndeti atë.
Siç dihet, Biden pati kërkuar një armëpushim të përhershëm dhe një udhërrëfyes për lirimin e të gjithë të burgosurve. Në fazën e parë parashikohet tërheqja e Izraelit nga vendbanimet në Gaza dhe lirimi i disa prej të burgosurve të mbajtur nga palët. Në fazën e dytë, ushtria izraelite do të tërhiqet nga Rripi i Gazës në këmbim të lirimit të të gjithë të burgosurve të gjallë, përfshirë ushtarët izraelitë. Në fazën përfundimtare, do të nisë një plan gjithëpërfshirës për rindërtimin e Gazës.
Dje kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ata do të vazhdojnë sulmin derisa të arrijnë “objektivat e përcaktuara”…!