Mosha mesatare e banorëve në disa qytete në veri të Italisë i kalon 60 vjeç. Ky është një shembull i gjallë i plakjes së Evropës. Sipas një studimi të Institutit të Statistikave Italiane prillin e kaluar, disa fabrika atje po përgatiten të mbyllin dyert për shkak të mungesës së të rinjve të aftë për punë.
Shkruan: Ahmed Muhammed Fali / Al-Jazeera
Përkthimi nga arabishtja: Mustafë Bajrami
Ky kolaps demografik, siç e quajti gazeta franceze Le Figaro, sipas studiuesve nuk është për shkak të prapambetjes shkencore apo rënies ekonomike, por është kryesisht për shkak të pasojave të përhapjes së praktikave dhe ideve devijuese në Evropë, si homoseksualiteti dhe feminizmi, i cili u inkurajua, sipas një analize të studiuesit Johnson Lewis, të botuar në nëntor 2020, për të minuar sistemin e familjes, për të luftuar konceptet e familjes, atësisë, amësisë, martesës, madje edhe feminitetit dhe mashkulloritetit.
Përkrahësit e këtyre ideve, të mbështetur hapur nga organet e Kombeve të Bashkuara dhe institucionet e Bashkimit Evropian, ngritën sloganin e lirisë absolute individuale dhe barazisë ndërmjet gjinive. Ç’është e vërteta, rezolutat e OKB-së dhe ligjet evropiane hapën derën për mbrojtjen dhe përhapjen e një race të tretë njerëzore, gjë që inkurajuan gjithashtu të gjithë ata që donin të konvertoheshin nga një seks në tjetrin.
Statistikat e popullsisë në vendet e Bashkimit Evropian konfirmojnë se këto vende kanë filluar të korrin të mbjellat e këtyre ideve brenda shoqërisë evropiane, ku ka mbizotëruar shpërbërja e familjes, ka rënë niveli i lindjeve, e sipas statistikave të fundit, shkalla e vetëvrasjeve është rritur.
Të dhëna tmerruese
Sipas një studimi të publikuar në gazetën franceze Le Figaro në janar 2024, vendet evropiane, me në krye Italinë, po përballen me spektrin e kolapsit demografik. Për shembull, në Itali, shkalla e fertilitetit ka arritur në 1.2 fëmijë në vit, që është një normë shumë e ulët, të cilën studimi ia atribuon ngurimit ose vonesës për të pasur fëmijë. Gratë italiane e filluan këtë sjellje në vitet 1970.
Studimi tregon se Italia e cila regjistroi një milion lindje në vitin 1964, në vitin 2022 regjistroi vetëm 393,000 lindje, shtuar edhe rreth 700,000 vdekje në të njëjtin vit.
Sipas një raporti tjetër i përgatitur vitin 2023 nga Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat, ritmi i rritjes së popullsisë së Bashkimit Evropian është ngadalësuar gradualisht në dekadat e fundit. Gjithashtu gjatë dekadës së fundit është vërejtur se numri i vdekjeve është bërë më i madh se numri i lindjeve dhe të moshuarit kanë arritur të përbëjnë shumicën e popullsisë, gjë që studiuesit socialë e konsiderojnë një kërcënim serioz për zhdukje.
Në të njëjtën mënyrë, raportet evropiane tregojnë se shtëpitë e të moshuarve në disa rajone franceze janë bërë më të kërkuara sesa shkollat.
Sipas studiuesve, zvogëlimi i numrit të lindjeve dhe rritja e vazhdueshme e përqindjes së njerëzve që arrijnë moshën e shtyer do të shkaktojnë ngarkesa të mëdha ekonomike, fuqia prodhuese do të ulet, ndërsa numri i njerëzve që kanë nevojë për mbështetje dhe kujdes nga qeveria do të rriten.
Rënia e numrit të martesave
Sipas Institutit Francez të Statistikave dhe Studimeve Ekonomike, në vitin 2022, 65% e lindjeve në Francë ishin jashtë martese, një rritje prej afro 100% krahasuar me vitin 1991, kur përqindja ishte rreth 37%.
Në Britani, një studim i publikuar nga gazeta Daily Mail tregoi se që nga viti 2008, të martuarit janë bërë pakicë në Britani dhe shumica preferojnë marrëdhënie që nuk i nënshtrohen lidhjeve martesore dhe pothuajse gjysma e të porsalindurve lindin nga marrëdhënie jashtë martesës.
Shifrat tregojnë gjithashtu se përqindja e beqarëve të të dy gjinive është rritur në më shumë se 50%, dhe rastet e divorcit janë përkeqësuar, pasi ka dy divorce në çdo tri martesa të reja.
Familjet “gjinore”.
Natyra e familjes evropiane ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë pesë dekadave të fundit. Familja nuk është më një bashkësi personash që përbëhet nga një burrë, grua dhe fëmijë, por janë formuar lloje të reja familjesh që u popullarizuan nga lëvizjet feministe dhe homoseksuale dhe u miratua nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Sipas klasifikimeve zyrtare në Britani të miratuara nga viti 2008, ekzistojnë disa lloje familjesh:
– Një familje e dyfishtë: një baba, një nënë dhe fëmijët e tyre.
– Struktura e dyfishtë e familjes: babai dhe nëna (të divorcuar ose që jetojnë së bashku jashtë martesës) dhe fëmijët e tij dhe të saj nga një marrëdhënie ose martesa e mëparshme.
– Struktura e dyfishtë familjare: babai dhe nëna (që jetojnë së bashku jashtë martesës) dhe fëmijët e tyre nga kjo marrëdhënie, ose nga një lidhje ose martesa e mëparshme.
– Një familje monogame: një nënë beqare (qoftë e divorcuar, e ve ose e braktisur nga i dashuri i saj) dhe fëmijët e saj, të cilët mund të jenë nga më shumë se një baba.
– Një familje monogame: një baba i vetëm (i divorcuar, i ve ose i braktisur nga zonja e tij) dhe fëmijët e tij.
– Një familje biseksuale: e një gjinie (gay ose lezbike), me ose pa fëmijë.
Legjitimimi i homoseksualitetit
Kombet e Bashkuara – siç lexojmë në faqet e internetit dhe vendimet e tyre – nuk mjaftuan vetëm me ngritjen e sloganit të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave duke ushtruar presion mbi shtetet anëtare që qeveritë e tyre të sigurojnë fonte për shoqëritë civile, të nxjerrin ligje dhe të zbatojnë politika dhe programe të nevojshme për të siguruar realizimin e kësaj barazie në të gjitha fushat, por, shkuan edhe më tutje; Kombet e Bashkuara vendosën që 17 maji i çdo viti të jetë ditë ndërkombëtare kundër “homofobisë, transfobisë dhe bifobisë”.
Kombet e Bashkuara përgatitën dhe miratuan gjithashtu marrëveshje ndërkombëtare për të ligjësuar homoseksualitetin dhe feminizmin, të tilla si Konventa CEDAW në 1979, Deklarata e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave në 1993 dhe Konventa e Stambollit kundër dhunës ndaj grave në 2011.
Në vitin 2004, një raport i lëshuar nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Gratë përfshinte njohjen zyrtare të homoseksualitetit, mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve dhe detyrimin e pranimit të tyre nga shoqëria. Raporti e konsideroi homoseksualitetin si formë e shprehjes së ndjenjave, duke ofruar mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për aktivitetin seksual në format e tij të ndryshme natyrore dhe jonormale.
Në vazhdën e legalizimit të homoseksualitetit, Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut nxori në vitin 2012 atë që e quajti “Udhëzues për të Drejtat e Homoseksualëve”, të titulluar “Të lindur të lirë dhe të barabartë”, përmes të cilit Kombet e Bashkuara u bënë thirrje qeverive të botës për të mbrojtur “të drejtat” e homoseksualëve dhe për të shfuqizuar ligjet që i diskriminojnë ata.
Për më tepër, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në atë kohë, Ban Ki-moon, e konsideroi urrejtjen ndaj homoseksualizmit një krim që duhet luftuar si një pjesë thelbësore e promovimit të të drejtave të njeriut për të gjithë.
Bashkimi Evropian feston Ditën e Homoseksualëve
Bashkimi Evropian u përkujdes enkas për të festuar bashkërisht me homoseksualët çdo vit që kur Kombet e Bashkuara vendosën një festë të veçantë për ta. Me 17 maj të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha shteteve që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për mbrojtjen e homoseksualëve, lezbeikeve, biseksualëve, transgjinorëve dhe njerëzve interseksualë, duke u mundësuar atyre të gëzojnë plotësisht të gjitha të drejtat e tyre. E gjithë kjo thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian e konsideroi të rëndësishme luftimin e praktikave diskriminuese dhe përfundimin e kriminalizimit të marrëdhënieve konsensuale homoseksuale në të gjithë botën.
Komisioni Evropian kishte shpallur një strategji për periudhën 2020-2025 me qëllim arritjen e barazisë për homoseksualët, biseksualët, transgjinorët dhe interseksualët në të gjitha fushat e jetës.
Feminizmi, lufta e hapur për t’i rrënuar binarët e grave dhe burrave
Sipas një studimi mbi historinë e lëvizjes feministe i bërë nga studiuesja Lauren MacMillan dhe i publikuar nga Universiteti Queen Mary në Londër në vitin 2015, koncepti i feminizmit mbeti i lidhur me karakterin femëror të gruas deri në mesin e shekullit të 19-të, për tu shfaqur më pastaj një përkufizim i ri i termit “feminizëm”. Përkufizimi i ri i termit “feminizëm”, tani e tutje do të lidhet me mbrojtjen e grave dhe arritjen e barazisë gjinore. Ky term u përdor për herë të parë nga shkrimtari francez Charles Fourier.
Kërkesat e lëvizjes feministe në Evropë nisën në fillim të shekullit të njëzetë me kërkimin e të drejtës së pronës për gratë e martuara, e ndjekur nga kërkesa për të drejtën e votës në zgjedhje. Sipas të njëjtit studim, në mesin e shekullit XX kjo kërkesë feministë u shndërrua në çlirim të gruas në përgjithësi, me fokus në aspektin kulturor të heqjes qafe të kufizimeve intelektuale dhe sociale që pengojnë “çlirimin e grave”.
Gjatë asaj periudhe, u shfaqën lidere femra që përfaqësonin simbolet e kësaj lëvizjeje, si Simone de Beauvoir, e cila shkroi një libër me titull “Seksi i dytë”, në të cilin konsideronte se lëvizja feministe duhet të kapërcejë idenë që thotë se “një grua nuk lind grua, por bëhet grua”. Përveç saj, pati figura të tjera femërore të njohura si Betty Friedan dhe Gloria.
Lëvizja feministe nuk u ndal me kaq, përkundrazi, nga vitet 1960 është shfaqur një prirje radikale ekstremiste që kërkon – sipas një studimi të studiuesit Johnson Lewis të botuar në revistën kërkimore Thoughtco në nëntor 2020 – të minojë plotësisht sistemin ekzistues të familjes, sistem ky që po përjetsuaka dominimin e burrave ndaj grave.
Teoricienët e këtij trendi besojnë, sipas studiuesit, se arritja e barazisë në të drejta mund të arrihet vetëm përmes çlirimit nga konceptet tradicionale të femërores, amësisë, martesës dhe seksit. Sepse ato i përkasin autoritetit patriarkal. Gjithashtu, bënë thirrje studiuesja, të refuzohen kategorikisht të gjitha fetë dhe ligjet evidente, sepse, thonë feministet, ato degradojnë vlerën e gruas.
Sipas të njëjtit studim, kjo prirje radikale feministe inkurajon femrat të jenë beqare ose të kryejnë marrëdhënie seksuale mes vete si alternativë ndaj heteroseksualitetit. Gjithashtu, lëvizja feministe radikale mbështetë transgjinorët si një aspekt tjetër i çlirimit “gjinor” i cili rrënon dualitetin midis burrave dhe grave si dhe midis mashkulloritetit dhe feminitetit. Kjo lëvizje feministe mendon se sistemi i “vjetërsuar” që pranon ekzistencën e mashkullores dhe femërores, është vetëm mishërim nga e kaluara e vjetërsuar që në fakt ka margjinalizuar gratë duke prodhuar perceptime të rreme si: dobësia e grave kundrejt forcës së burrave, apo, racionaliteti i burrave kundrejt emocionalitetit të grave.
Ndër udhëheqëset më të shquara të lëvizjes radikale feministe janë: Susan Brown Miller, Phyllis Chester, Corinne Darragh Coleman dhe Mary Daly.
Anomalia dhe ‘Miliardi i Artë’
Disa studiuesë besojnë se përhapja e homoseksualitetit në botë është pjesë e një plani të disa ekstremistëve perëndimorë, qëllimi i të cilëve është të zvogëlojnë popullsinë e botës duke kufizuar lindjen e fëmijëve dhe përhapjen e viruseve vdekjeprurëse, duke arritur atë që ata e konsiderojnë “miliardi i artë”.
Sipas një studimi tjetër të publikuar nga Insan Media Center në shtator 2022, skema synon ta bëjë homoseksualitetin një modë mes të famshëmve. Në fakt, ata që janë në krye të skemës ia kanë dalë në masë të madhe të arrijnë këtë qëllim. Ata gjithashtu qenë në gjendje të legalizojnë homoseksualitetin në 28 vende, duke filluar nga Danimarka, e cila u bë vendi i parë në botë që njohu homoseksualitetin në vitin 1989, e ndjekur nga Holanda, Belgjika, Spanja, Norvegjia, Suedia, Portugalia, Islanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu, Irlanda, Finlanda, Malta, Gjermania dhe Austria.
Bazuar në të njëjtin studim, promovimi i homoseksualitetit merr mbështetje të madhe nga vendet e mëdha. Korporatat kapitaliste perëndimore qëndrojnë pas tij, duke kërkuar ta përhapin atë edhe në mesin e fëmijëve që në moshë të vogël përmes filmave vizatimorë, filmave kinematografikë dhe serialeve, të cilat nuk janë më pa skena homoseksuale.
A do kthehet magjia e anormalitetit kundër magjistarit?
Studimi i “Insan Center” beson që feminizmi dhe homoseksualiteti janë duke iu hakmarrë përhapësve të tyre. Sepse ky perversitet po kërcënon pikërisht ekzistencën e shoqërive perëndimore. Evropiane në veçanti. Në ndërkohë, besimet fetare, sistemi i vlerave dhe parimet e drejta morale po ruajnë shumicën e shoqërive të tjera, veçanërisht shoqërinë muslimane nga përhapja e këtij rreziku. Ç’është e vërteta, sipas studimit, shihet se numri i muslimanëve vazhdimisht është në rritje.
Gazeta britanike “The Guardian” raportoi së fundmi, bazuar në një studim demografik të kryer nga një faqe interneti amerikane, se Islami karakterizohet nga ritmi më i shpejtë i rritjes midis feve dhe se ndjekësit e tij do të arrijnë në 3 miliardë dhe do t’i heqin krishterimin nga lidershipi në renditjen globale në mesin e shekullit të 21-të.
Prishja morale është paralajmëruese e asgjësimit dhe shkatërrimit
Dr. Fathi Abu Al-Ward në artikullin e tij të botuar në faqen e internetit të Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë në dhjetor 2022, beson se Perëndimi, kur është fjala tek lejimi dhe miratimi homoseksualitetit, Perëndimi nuk u nis nga filozofia apo mendimi i kulluar, por më tepër nga devijimet e sjelljes dhe paaftësitë sociale të personave të sëmurë mendorë dhe atyre me dëshira epshore.
Dr. Fethi shton se njerëzit racionalë në botë besojnë se liria absolute është liri absolutisht e deformuar dhe se vetëm të çmendurit bëjnë çfarë të duan. Arsyeja e shëndosh, sipas tij, thërret në përkufizime dhe detyrime.
Bazuar në atë që mendimtari musliman Ibn Khaldun e thotë në librin e tij “Al-Umran”, për mbijetesën e popujve, popujt kanë nevojë për një besim, familje dhe shoqëri të cilat duhet t’i ruajnë me fanatizëm dhe të sakrifikojnë për hir të tyre. Idetë e homoseksualitetit, feminizmit si dhe shthurja seksuale janë shkatërruese për shoqëritë, pasi ato krijojnë breza lojalësh që shesin njerëzit e tyre, vendin dhe shoqërinë e tyre, në këmbim të një kënaqësie të thjeshtë. Kjo kategori e njerëzve nuk është e gatshme të sakrifikojë, as për hir të familjes, as për hir të shoqërisë, as për atdheun, as kombin. Sepse nuk kanë as familje, nuk mund të krijojnë as shoqëri, s’mund të thirren në një atdhe e as të krijojnë një komb.