Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi të bërë për media, ka thënë se kanë marrë mbështetje për zgjedhjet e 6 tetorit nga kryetari i Aleancës Shqiptare, Ziadin Sela.
Në njoftim thuhet se Sela mbështet Kurtin si kandidat për kryeministër, transmeton Telegrafi.
“Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, i cili njihet për rezistencën e tij politike dhe veprimtarinë patriotike, përmes një reagimi ka dalë në mbështetje të kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit”, thuhet në njoftimin e VV-së.
“Unë s’kam dilemë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje, mund t’i ofrojnë Kosovës (dhe jo vetëm) shumë më shumë nga çka kam shkruar më sipër, por kjo nuk është në dorën e Albinit tanimë. Është në dorën tuaj ta përkrahni atë më 6 tetor”, ka thënë të tjera kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 6 tetor, ditë e diele./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post