A ka më të lodhshme se të hash peshkun me një milion hala?
Askush nga ne nuk dëshiron të nxjerrë hala nga peshku i pjekur. Por kur është fjala për fëmijët e vegjël, atëherë, vërtet, me mundim të madh pastrojmë çdo copëz peshku, transmeton Gazeta Mejdani.
Pra si të pjekim peshkun pa hala? Shumë thjesht! Përdorni këtë këshillë të vogël por të dobishme.
Kjo recetë është e përshtatshme për gatimin e llojeve të ndryshme peshqish me hala të imëta.
Qe se çfarë duhet të bëni:
Peshkun pastrojeni dhe nxirrjani të brendshmet. Pastaj me thikë të mprehtë me kujdes bëni prerje të shumta nga të dyja anët, pa prerë kockën kryesore.
Në brendësi të peshkut vendosim rrathë të prerë të qepës dhe fletë dafine.
Rrotullojeni peshkun në miell dhe piqeni në zjarr mesatar.
Peshku i pjekur në këtë mënyrë është shumë i shijshëm!
E po ku janë hallat? Ato janë fërguar dhe zbutur në vaj të nxehtë. Prandaj do t’i hani, duke mos i vërejtur dhe duke mos i ndier.
Provojeni! /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post