Kushdo që ka mbaruar studimet me vështirësi financiare e kupton se borxhet e marra për të paguar universitetin nuk janë të lehta për t’u shlyer, posaqërisht kur puna e duhur gjendet me vështirësi.
Por e diela e kaluar ka pikur nga qielli me 400 bursa studimi për të diplomuarit e Morehouse College, në shtetin amerikan të Georgia-s.
Ishte pikërisht ceremonia e diplomimit si shkas që miliarderi dhe investitori i njohur në teknologji, Robert Smith, të qeraste studentët me këto bursa studimi që do t’ua lehtësojnë jetën.
Me të dëgjuar fjalimin se ai do të marrë përsipër shkollimin e tyre universitar, studentët kërcyen në këmbë nga gëzimi i papërmbajtur.
“Kjo është një sfidë për ju, të diplomuar. Kjo është klasa ime, 2019-ta, dhe unë bashkë me familjen time duam të jemi garantues për të eliminuar kreditë e juaja studentore”.
Besohet se kjo do t’i kushtojë z.Smith afro 40 milion dollarë. Ai iu drejtua studentëve të rinj në emër të familjes së tij prej tetë gjeneratash, të cilët siç tha ai kishin kontribuar në zhvillimin e shtetit amerikan. Ai tha se granti “do t’i jap pak karburant udhëtimit të tyre”.
Studentët amerikan kohët e fundit po përballen me krizën për pagimin e kredive studentore më shumë se asnjëherë më parë. /tesheshi.com/
Discussion about this post