Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ua kanë ndalur hyrjen zyrtarëve nga Beogradi për të hyrë në Kosovë për të bërë fushatë.
Jetlir Zyberaj nga MPJ ka bërë të ditur se këtë vendim autoritetet kosovare e kanë marrë pas kërcënimeve që po iu bëhen komunitetit serb në Kosovë nga ana e Beogradit zyrtar.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet e 6 Tetorit janë zgjedhje të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bejnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës. E as nuk do të tolerohën kërcënimet kundër komunitetit serb të Kosovës nga Beogradi.
Beogradi e di realitetin në Kosovë dhe konform kesaj duhet të sillet, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Discussion about this post