Se çfarë rëndësie të madhe ka përcjellja e periodikëve shkencorë, tregon edhe momenti i tanishëm nëpër të cilin po kalon bota.
Sipas Dr. Mustafë Bajramit, leximi i revistave shkencorë është i nevojshëm veçanërisht për njerëzit që dëshirojnë t’i kuptojnë në thellësi ngjarjet e pastaj t’i shpjegojnë para audiencës.
Në lidhje me këtë, Bajrami ka shkruar edhe më parë ku ka potencuar faktin e hidhur se shqiptrët janë tejet të varfër në nxjerrjen e periodikëve të rrafsheve të tjera.
Disa herë ai shkruar mbi rëndësinë e themelimit të instituteve përkatëse shkencore, ku këto institute pastaj të njerin revista shkencore.
“Qeveria e Kosova, shteti i Kosovës nuk duhet të hezitojë të themelojë institutet e nevojshme. Sepse, nëpërmes studimeve që dalin nga aty, shteti do të jetë në gjendje të kuptojë më mirë e më drejtë atë që po ndodh përreth dhe të marrë vendimet e duhur. Pa institute kërkimore, asnjë qeveri nuk mund të pretendojë se do të arrij atë që dëshiron e që kërkohen për shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai në një nga studimet e tij rreth kësaj çështjeje.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Edhe më parë kam shkruar për rëndësinë e periodikëve shkencorë!
Përcjellja kontinuele e revistave shkencore që i nxjerrin institutet kërkimore të njohura në botë, është parakusht për njohjen e thellësisë së ngjarjeve të mëdha politike e historike të globit. Thellësia është hapësira ku qëndrojnë shkaqet paraprirëse të ndodhive, e njohja e atyre shkaqeve natyrisht se ofron njohjen e realiteteve. Pra, periodikët shkencorë afrojnë bazë të qëndrueshme për t’i kuptuar shkaqet pse ndodhin ngjarjet e mëdha sociale dhe politike. Në ato periodikë gjenë studime të përpuluara me fakte që zbërthejnë refleksionet e një veprimi politik mbi veprime të tjera që ndodhin më pastaj.
Njëjtë sikur edhe leximi i veprave origjinale të autorëve të mëdhenjë që hedhin dritë mbi realitetet politike që lindin, zhvillohen dhe vdesin përgjatë historisë.
Teksa po flas për rëndësinë e përcjelljes së periodikëve dhe autorëve të mëdhenjë, për ta kuptuar si duhet Gjermaninë, Kinën, Rusinë e Turqinë, rekomandohet të lexohet juristi dhe teoricieni politik gjerman Carl Schmitt (1888 – 1985). Dhe, sa do që për këtë të fundit është thënë se kura që ai ofron është më e rrezikshme se sëmunja, nuk ka dyshim se pikërisht pikëpamja e Schmitt është ajo mbi të cilën u ngrit teoria politike dhe ekonomike kineze në shekullin e 21. Veçanërisht që kur Xi Jinping u bë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Kineze në 2012.
Në të kundërtën, nëse nuk përcjellën sa duhet këta periodikë e këta autorë, analizat që i bëjmë rreth ngjarjeve të mëdha të tanishme, përveç që lënë mjaftë për të dëshiruar, ato mbesin si pasqyrime të atypëratyshme sa për të mbushur hapësira të caktuara. Me pak përjashtime…!