Turqia çdo vit shpenzon 214 miliradë lira turke (37.7 miliardë dollarë) për ushqime, raporton Anadolu Agency (AA).
“Sasia e ushqimit të hedhur në Turqi është 26 milionë ton”, tha për AA, Aziz Akgul, kreu i Fondacionit turk për Reduktimin e Mbeturinave.
Akgul tha se 25 deri 40 për qind e ushqimit të prodhuar në vend hidhet ose humbet çdo vit.
“Sipas të dhënave të Këshillit të Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik të Turqisë (TUBITAK), sasi e frutave dhe perimeve të hedhura është 12 milionë ton, me vlerë 25 miliardë lira (4.4 miliardë dollarë)”, potencoi Akgul.
Sipas Organizatës së Ushqimit të Bujqësisë të OKB-së (FAO), një e treta e të gjithë prodhimit botëror të ushqimit hidhet ose humbet, duke arritur në rreth 1.3 miliardë ton në vit.
Discussion about this post