Nuk ka dyshim se këto zgjedhje janë ndër më të rëndësishmet në historinë e re të Kosovës. Janë zgjedhje, të cilat dosido përcaktojnë mënyrën e rrugëtimit të shtetit të Kosovës. Andaj edhe mobilizimi i partive është më i madh se asnjëherë më parë, shkruan Gazeta Mejdani.
Regjioni i Anamoravës sikur të gjitha regjionet tjera janë mobilizuar tejmase. Shikuar në raportimet e mediave që bëjnë, AAK-ja sidomos në Gjilan e Viti ka një rritje të konsiderueshme. Kjo ka ndodhur falë aktiviteteve të degëve të Aleancës në Gjilan dhe në Viti, e sidomos pas realizimeve të premtimeve që kishte bërë Rexhep Kadriu për atë pjesë të Kosovës.
Aktivitetet e bujshme të kryetarit të degës së AAK-së në Gjilan dhe rrethinë, Rexhep Kadriut, s’do mend se po japin rezultate. Përvep tjerash, kjo shihet edhe nga postimet që i bënë Kadriu nëpër rrjetet sociale.
Ska dyshim së gjithë kësaj i ka ndihmuar edhe mbështetja e pandërprerë e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që në bazë të raporteve të prezantuara gjithandej, Qeveria e tij i është përgjigjur të gjitha kërkesave dhe nevojave të Anamoravës.
I fundit i këtij lloji është edhe takimi i tij me qytetatët e fshtatrave të Pogragjës, Llovcës dhe Bilinicës.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Rexhep Kadriut në Facebook?
Përkrahja e madhe qytetare, është dëshmi se i kemi mbajtë premtimet
Jemi të interesuar të bëjmë fushatë sa më konkrete, jo politikë më qytetarin, jo mashtrime e premtime boshe. Ngado që shkojmë e takojmë qytetarë, flasim për veprime konkrete, punët që janë bërë për dy vite, dhe punët që do të bëhen në mandatin e ri katër vjeçarë. Kemi dëshmuar se e mbajmë fjalën, sepse premtimet që i kemi dhënë, i kemi realizuar, dhe shpesh herë e në shumë raste i kemi tejkaluar.
Sikur sonte në takim me banorët e Pogragjës, Llovcës e Bilinicës, edhe gjithandej Gjilanit, premtimet po i bëjmë në formë kontrate me të cilën do të gjykohemi. Kjo është forma më serioze e mundshme për të biseduar me njerëzit në fushatë.
E kemi parë se populli është i lodhur me politikë, me premtime që kurrë nuk i kanë parë duke u realizuar. Populli refuzon të jetë makineri votash, ai (populli) ka vendos të shfrytëzoj të drejtën e tij, me vendosë për të ardhmen e vet dhe për shtetin, ndërsa adresa e vetme që e bënë të mundur këtë, është koalicioni AAK-PSD me në krye kandidatin për Kryeministër të Republikës, Ramush Haradinaj.
Rexha 43
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post