Një burrë brenda një xhamie ka qenë një nga personat të cilët janë zënë të befasuar kur një tërmet i fuqishëm ka goditur qytetin e Stambollit në Turqi.
Përveç tij, edhe një spikere e një emisioni televiziv është gjendur në një moment të sikletshëm, në ato momente.
Kanë qenë këto dy momente që janë publikuar gjithashtu nga përdorues të rrjeteve sociale, përkatësisht reagimet e tyre.
Ndryshe, një tërmet i fuqishëm prej 5,7 ballësh ka goditur Stambollin të enjten, për të cilin është raportuar se ka shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale, si dhe panik të çastit në qytet.
Si pasojë e panikut, siç është raportuar, shkollat dhe spitalet janë urdhëruar të evakuohen.
Discussion about this post