Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Besnik Tahiri, ka përmendur disa që ai i ka quajtur “fakte rreth Taksës 100%”.
Siç ka kujtuar Tahiri, me 6 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e masës 10% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina ndërsa me 21 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës merr vendim për vendosjen e masës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Në këtë drejtim, ai ka përmendur efektet e importit të produkteve nga Serbia, shkruan Telegrafi
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Fakte rreth Takses 100%!
Me 6 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës ka marr vendim për vendosjen e masës 10% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Me 21 nëntor 2018 Qeveria e Kosovës merr vendim për vendosjen e masës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Efekti i importit të produkteve nga Serbia:
– Nëntor 2017 – Mars 2018 = 181.8 milionë euro
– Nëntor 2018 – Mars 2019 = 22.4 milionë euro
Dallimi: 159.4 milionë euro (88%)
Efekti i importit të produkteve nga BiH:
– Nëntor 2017 – Mars 2018 = 28.4 milionë euro
– Nëntor 2018 – Mars 2019 = 4.7 milionë euro
Dallimi: 23.7 milionë euro (83%)
Burimi: GAP/Dogana e Kosovës
Rasim Ljajiq, Ministër i Tregtisë në Qeverinë e Serbisë tha: “Taksa 100% po na shkakton 1 milion euro humbje në ditë”. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post