Erdoğan tha se gjuha e urrejtjes është normalizuar nga politikanët populistë dhe media dhe se ajo nuk duhet të ngatërrohet me lirinë e mendimit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia do të vazhdojë t’u prijë përpjekjeve efektive për të luftuar islamofobinë në rritje, racizmin dhe gjuhën e urrejtjes, raporton AA.
Erdoğan këto vlerësime i bëri gjatë aktivitetit të bashkëorganizuar nga Turqia dhe Pakistani me temë “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes”, në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York.
Ai tha se mbështesin idenë për krijimin e bazës së të dhënave në OKB në lidhje me gjuhën e urrejtjes.
“Turqia do të vazhdojë t’u prijë përpjekjeve efektive për të luftuar islamofobinë në rritje, racizmin dhe gjuhën e urrejtjes”, theksoi presidenti turk, duke shtuar se kanë zhvilluar punime të rëndësishme gjatë kryesimit të tyre në Organizimin e Bashkëpunimit Islam (OBI).
“Feja islame është një fe e paqes. Lidhja e Islamit, fesë së paqes, me terrorizmin, është një shpifje e pamoralshme dhe e papranueshme”, theksoi Erdoğan.
“Muslimanët janë viktimat më të mëdha të gjuhës së urrejtjes”, shtoi ai.
Erdoğan tha po ashtu se gjuha e urrejtjes është normalizuar nga politikanët populistë dhe media dhe se ajo nuk duhet të ngatërrohet me lirinë e mendimit.
– “Kashmiri është shndërruar në burg të hapur”
Presidenti Erdoğan foli edhe lidhur me situatën në Xhammu Kashmir pasi India vendosi t’i heqë rajonit të kontestuar statusin e veçantë.
“Është pamundur të definohet dhe kuptohet pika në të cilën aktualisht India ka arritur për sa i përket Kashmirit. Për momentin, Kashmiri thuajse është shndërruar në një burg të hapur”, tha Erdoğan.
“Hyrjet dhe daljet thuajse janë ndaluar dhe unë tani nuk mund ta mendoj se çfarë aktesh të përgajkshme do të ndodhin në atë rajon nesër”, shtoi presidenti turk.
Rajoni Xhammu Kashmir i administruar nga India është përballur me një ngërç që prej 5 gushtit, kur qeveria indiane revokoi nenin 370 të kushtetutës indiane, e cila i jepte një status të veçantë.
Sipas disa grupeve për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch, qindra njerëz, kryesisht udhëheqës politikë, janë ndaluar ose arrestuar nga autoritetet që kur qeveria indiane ndërmori masën.
Megjithatë, autoritetet indiane pretendojnë se kufizimet janë hequr në 90 për qind të rajonit.
India dhe Pakistani kontrollojnë pjesë të Kashmirit dhe e pretendojnë atë në tërësi. Kina kontrollon gjithashtu një pjesë të rajonit të kontestuar, por janë India dhe Pakistani ato që kanë zhvilluar dy luftëra mbi Kashmirin.
Discussion about this post