Sarah Boyle, iu nënshtrua kimioterapisë dhe një mastektomie të dyfishtë pasi u diagnostikua gabimisht me kancer në gji.
28 vjeçarja nga Stoke-on-Trent në Angli, hasi vështirësi teksa ushqente fëmijën me qumësht gjiri dhe më pas u diagnostikua me kancer. Si pasojë “e sëmundjes” ajo iu nënshtrua kimioterapive dhe ndërhyrjeve kirurgjikale të shumta, përfshirë këtu dhe heqjen e dy gjinjve, por më pas u njoftua se diagnoza kishte qenë e gabuar.
Përfaqësues të Spitalit Universitar të North Midlands u shprehën se e kuptojnë sa shkatërruese ka qenë për 28-vjeçaren një gabim i tillë, por kërkuan falje duke u shprehur se është një gabim njerëzor, që çoi në keqdiagnostikimin e saj.
Boyle kujton traumën që përjetoi në fund të vitit 2016, kur mori vesh për herë të parë se kishte kancer. Për plot 3 vite u përball me një sëmundje që në të vërtetë nuk ekzistonte, ndërsa ndër të tjera ajo është e shqetësuar për shëndetin në të ardhmen dhe po ndjek një padi ligjore kundrejt spitalit. Nëse Boyle fiton gjyqin, që sipas dhomës së avokatëve me gjasë do ta fitojë, ajo përfiton miliona dollarë./Opinion.al
Discussion about this post