Partia Fjala sot ka hapur zyrtarisht fushatën me sloganin ‘kundër të keqes’.
Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, tha se sot nuk i kanë ftuar qytetarët të jenë prezent në hapjen e fushatës së partisë së tyre, pasi, sipas tij, qytetarët janë lodhur nga varfëria dhe nuk është e drejtë tu kërkohet të dalin nëpër tubime zgjedhore.
Sipas tij, platforma e partisë “Fjala” për zgjedhjet e 6 tetorit përfshinë uljen e pagesës së politikanëve, luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit, e kjo duhet të fillojë nga politika.
Kandidati për deputet nga partia Fjala, Avni Çakmaku ka thënë se programi i partisë Fjala bazohet në moral dhe vlera për të cilat i ftoj qytetarët që t’i bashkohen këtij vizioni.
Sipas tij, synim i ‘Fjalës’ është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni, e këtë nuk mund ta bëjnë partitë tjera.
Partia Fjala ka gjithsej 50 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post