Kandidatë për deputetë nga PSD mbrëmë kanë qenë të ftuar në Klan Kosova.
Kryetari i këtij subjekti politik që në listë zgjedhore shkon bashkë me AAK-në, Shpend Ahmeti, ka thënë se qytetarët janë më të sigurt kur PSD është në qeveri, derisa ka ironizuar edhe me Lëvizjen Vetëvendosjen, veçmas me deklaratat e Albin Kurtit.
“Mendoj që qytetarët janë më mirë dhe sigurt kur PSD janë në Qeveri. Mezi po pres subjektet politike me na dalë me fol për ekonomi.
LDK ka qenë në qeveri kur është bërë Zajednica, supozojmë se e përkrahin edhe pse nuk e thonë.
Kurti e Vetëvendosje prej jo dialog sot dëgjova se është i gatshëm të bisedojë edhe me Thaçin, tash po i bjen që kur e thotë ai është në rregull. Edhe ata është mirë mi pyt se cili është pozicioni i tyre. Sot gara është cila intervistë po shikohet më shumë online. Tan natën i qojnë sms-a aktivistëve të tyre hin kliko kush po na shikon ma shumë.
S’ka shkon Lumezi e vjen Elezi, shkon Batoni e vjen Fatoni. Nëse qeni topall në QKUK është problem i tyre ky është ofendim. Të bëhemi bashkë për dialog, të flitet çka bën e çka jo”, ka thënë Ahmeti, përcjellë Indeksonline.
Ndërsa Dardan Sejdiu, ka thënë se gjatë kohës sa kanë qenë në opozitë e kanë pas mjaftë të vështirë, pasi që është koha që të flitet për politika publike.
“Kemi pas dy pole, atë të Qeverisë që kanë thënë kurrë nuk gabojmë, dhe opozita që ka thënë gjithmonë gabon qeveria, ne kemi qenë në një pozicion të vështirë për 18 muaj.
Pas 20 vitesh ka ardhë koha të flasim për politika publike. Deri tani kemi pas pozicionime në dy pole kot.
Logjika e lojës në politikë është politika publike që e ndërrojnë mënyrën e të menduarit”
Ndërsa, Visar Ymeri ka thënë ndër të tjera se sa më shpejtë duhet të mbyllet çështja me Serbinë.
Discussion about this post