Dukja që mund të kishte ky model, dikur të prodhohej ditëve të sotme
Megjithëse bëhen afro 50 vjet, që kur është larguar nga prodhimi, Lamborghini Miura është një ndër modelet më të mira nga të gjitha kohërat, transmeton Telegrafi.
Ruperto Design e ka ri dizajnuar këtë model, që të përshtate me makinat moderne, duke ia ruajtur format dhe proporcionet origjinale, vetëm duke shtuar disa prekje shumë të këndshme.
Në pjesën e përparme, janë përdorur linjat që kanë Aventador dhe Huracan, derisa dritat e rrumbullakëta janë zëvendësuar me ato LED. Por, janë ruajtur të ashtuquajtura qerpikë, që Miura i kishte rreth dritave dhe hapësirave për hyrjen e ajrit.
Kamerat i kanë zëvendëuar pasqyrat anësore, duke bërë që mbrojtëset mbi rrotë të duken më të rrafshëta, ndërsa në përgjithësi makina të ketë dukje më agresive.
Brendia e këtij Lamborghini Miura nuk është ri dizajnuar, ndërsa pritet që në krahasim me modelin vjetër, do duhej të kishte siguri më të lartë dhe shoferi më shumë lehtësira për vozitje më të mira. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post