Është e lehtë që të dilni në dyqan të lojërave për fëmijë dhe të mbushni qeset me modele që ju pëlqejnë jo vetëm fëmijëve, por mbase edhe juve si prindër.
Por studimet më të fundit flasin se posedimi i shumë lodrave te fëmijët i bën ata më pasiv dhe më pak kreativ.
Websajti i njohur për prindërit “Motherly” tregon se është e rëndësishme që të largoni pjesën më të madhe të lojërave të fëmijëve, dhe të fokusoheni te ato që zhvillojnë imangjinatën dhe i bëjnë më të pavarur.
Lojërat të cilat ia vlenë ti mbani në shtëpi janë ato të kualitetit më të lartë, që mund të pastrohen dhe sigurisht, ato që e vëreni se fëmija juaj i do më shumë.
Arsyet e tjera që i radhitë “Motherly” fillojnë nga fakti se me më pak lodra, fëmijët krijojnë vet përralla, e nuk i thonë ato përmendësh.
Fakti tjetër është se lojërat më të pakta eleminojnë stresin në shtëpi. Pos kësaj, fëmijët fokusohen më mirë në mungesë të rrëmujës së shkaktuar nga lodrat. Më pak lodra nxitë “zbulimet e vogla” te fëmijët dhe lojëra të menduara nga imagjinata e tyre kreative. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post