Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur në mënyrë të drejtëpërdrejtë rreth asaj që po bënë PDK-ja në Kosovë, shkruan Gazeta Mejdani.
Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shteti i së drejtës, shteti zhvillimor dhe shteti social, janë pikat e forta me të cilat Vetëvendosje do të paraqitet në zgjedhje.
I pari i Vetëvendosjes ka thënë se kjo parti është e fortë sepse është e pa korruptuar dhe nuk shantazhohen.
Për më tepër, ai ka thënë se kemi informacione të sakta nga terreni se PDK-ja po i kërcënon shërbyesit civilë se do t’i largojë nga puna nëse nuk e votojnë atë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post