“Qëndrimet në procesin e negociatave për Ligjin për Prokurori Publike janë të kundërta dhe nuk ka sinjal se janë duke u përafruar”. Kështu deklaron kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, duke kujtuar se Ligji në fjalë është në lexim të dytë, në Komision dhe derisa partitë politike nuk deklarohen se kanë përpjekje shtesë që të gjejnë zgjidhje dhe kanë arritur pajtim për pjesën tjetër të amendamenteve, mbledhja e Komisionit për verifikim të atyre amendamenteve, siç tha ai, mund të përfundojë edhe për një ditë.
Talat Xhaferi
“Parashikimi i rrjedhës së miratimit të Ligjit për Prokurori Publike nuk është punë e Kuvendit, ajo tashmë shihet. Pozicionet e palëve janë të kundërta dhe nuk ka sinjal se përafrohen. Nga ana tjetër, opozita paralajmëroi se ka dorëzuar propozim-ligj, atë e ka dorëzuar te grupi negociator i partisë tjetër, kurse mediat, publiku pyesin ku është propozimi, pse nuk vendoset në seancë plenare? Kjo do të thotë se në Kuvend nuk ka propozim konkret nga opozita”.
Duke u bazuar në atë që praktika tregon se shumë vendime të rëndësishme ligjore sillen me të ashtuquajturat takime liderësh dhe se e njejta a nënkupton që kjo e zbeh rolin të cilin e bartë Kuvendi, Xhaferi gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, thotë se në këto takime merren parasysh propozim ligjet e organit ligjvënës, por bëhen jashtë dyerëve të Kuvendit, pasi siç tha, jo çdoherë deputetët janë liderë partiak.
Talat Xhaferi
“Duke pasur parasysh vendosjen e sistemit, pra partië politike janë të përfaqësuara përmes deputetëve, por jo gjithmonë liderët janë deputetë dhe në këtë konktekst periudha e tranzicionit e cila zgjat tashmë një kohë të gjatë në vendin tonë, ka bërë që disa tema të caktuar politike të bëhen jashtë Kuvendit, gjegjësisht në korrniza të takimeve të liderëve në të cilat kalojnë, pra do të lëvizin nga qëndrimet fillestare të vendosura me propozim ligjet”.
I pyetur se mos marrja eventuale e datës për fillim të negociatave për antasrim në BE, a mund të bëjë që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, i pari i Kuvenit, thotë se zgjedhjet nuk u duhen askujt sepse nuk sjellin asnjë zgjidhje. Që nga viti 2008 siç theksoi gjendemi vetëm në praktikë të zgjedhjeve, pra kjo vetëm mund ti komplikoj gjërat dhe asesi të sjellë zgjidhje.
Discussion about this post