Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian në futboll i cili do të mbahet në vitin 2020, mes Turqisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 11 tetor në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA)
Sipas Federatës Turke të Futbollit ndeshja Turqi-Shqipëri do të luhet në Stadiumin Ülker, më 11 tetor të premten, stadium ku edhe klubi i superligës turke Fenerbahçe i luan ndeshjet.
Përveç kësaj Turqia edhe ndeshjet me Andorrën dhe Islandën do t’i luaj në stadiumet në Stamboll.
Ndeshja Turqi-Andorrë do të luhet në Vodafone Park më 7 shtator të shtunën, stadium ku edhe Beşiktaşi zhvillon ndeshjet, ndërsa ndeshja me Islandën do të luhet në Stadiumin Türk Telekom më 14 nëntor të enjten, stadium ku Galatasaray i zhvillon ndeshjet.
Në grupin H, Franca, Turqia dhe Islanda e ndajnë vendin e parë, të dytë dhe të tretë me nga 9 pikë, ndërsa Shqipëria është e katërta me 6 pikë të grumbulluara.
Shqipëria ndeshjen e radhës e ka me Francën më 7 shtator, ndërsa tre ditë më vonë do të presë Islandën.
Discussion about this post