Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në qytetin e Podujevës. Atje Haradinaj ndër tjera foli edhe për kthimin e Trepçës në pronësi të Kosovës.
“Ishte situata me Trepçën, e lënë gjatë pezull. Edhe zakonisht flitej qysh Trepça i bjen 500 milionë profit në vit, pas një investimi prej 140 milionëve. Atëherë, për çdo vit, minimum për 20 vjet, i bjen 500 milionë fitim, që i bjen diku rreth 10 miliardë total”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje shtoi se Trepça është në territorin e Kosovës dhe se për atë nuk do të pyetet askush.
“Mirëpo thojshin edhe që Serbia nuk e lejon, duhet me u marr vesh e me e pyet krejt botën. Me qenë andej kufirit, ish pyet Serbia ose Shqipëria ose Mali i Zi. Askush nuk po na pyet për veprimet e tyre, atëherë pse ne duhet të presim që krejt bota të na tregojë çfarë të bëjmë me Trepçën? Fatmirësisht e kemi finalizuar, Trepça është 100% Kosovë”, ka shtuar ai.
Discussion about this post