Shtetet funcionojnë mes vete në bazë të miqësive dhe interesave që i kanë. Megjithatë, shumë herë ka ndodhur që në raste tragjedie, interesat dhe miqësitë nuk kanë qenë gjithmonë kriteri i vetëm. Edhe njerëzishmëria ka luajtur një rol të madh, shkruan Gazeta Mejdani
Për më tepër, ish-Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, është ai që reagoi shumë shpejt në Twitter pas tërmetit të fuqishëm të regjistruar në Shqipëri.
Ai u shpreh i shqetësuar per serinë e lëkundjeve të fuqishme që tronditën Shqipërnë, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme serioze në infrastrukturë.
Kosova dhe Turqia janë dy shtetet e para që i kanë shprehur gatishmërinë Shqipërisë për ta ndihmuar.
Edhe kryeministri i Italisë i ka telefonuar Edi Ramës derisa ky i fundit ishte ende në Frankfurt dhe priste fluturimin për në SHBA.
Pason Greqia dhe shumë shtete tjera.
Kështu, i shpejtë ka qenë reagimi mbështetës i Prishtinës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje për tërmetet që ndodhi sot në Shqipëri.
Thaçi në biseda telefonike, Edi Ramës dhe Ilir Metës, i ka shprehur solidaritet dhe i’u ka ofruar ndihmë duke kërkuar kështu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Ramës, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie.
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova bashkë-ndjenë me të gjithë qytetarët e saj dhe me qytetarët e Shqipërisë që sot u tronditën dhe e pësuan nga tërmeti që goditi Tiranën, Durrësin dhe një pjesë të Kosovës.
Disponueshmëri gjithashtu nga Franca, Austria dhe vendet e tjera të BE-së.
Ministria e Jashtme greke po përmes Twitterit përcolli mbështetjen dhe solidaritetin e saj me popullin shqiptar, ndërsa burime diplomatike flasin për gatishmërinë e palës greke për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përballimin e pasojave./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post