Flutura e cila jeton kryesisht në vendet skandinave dhe e cila mendohet se në Turqi gjendet vetëm në shpatet e larta të Malit Ararat, vazhdon të jetojë që nga periulla e akullt e deri në ditët e sotme.
Pas afro 50 vitesh sërish është filmuar lloji i fluturës “Kuzeyli Nazuğum” e cila për herë të parë u regjistrua në Turqi në vitin 1970 në lartësinë prej rreth 4.000 metrash në Malin Ararat.
E njohur ndryshe me emrin latin (Euphydryas iduna), flutura “Kuzeyli Nazuğum” e cila me vizat anësore të trasha dhe pikat e bardha i magjeps të gjithë ata që e shikojnë, ndodhet në kategorinë e gjallesave në botë që mund të përfshihen nga rreziku i zhdukjes.
Flutura e cila jeton kryesisht në vendet skandinave dhe e cila mendohet se në Turqi gjendet vetëm në shpatet e larta të Malit Ararat, vazhdon të jetojë që nga periulla e akullt e deri në ditët e sotme.
Ajo është regjistriuar nga hulumtuesit në Turqi më 4 gusht 1970 në lartësinë prej rreth 4.000 metra në Malin Ararat dhe që nga ajo ditë nuk ka asnjë informacion rreth saj. Flutura “Kuzeyli Nazuğum” pas 50 vitesh është filmuar sërish nga mbrojtësi i natyrës dhe studiuesi i fluturave Süleyman Ekşioğlu dhe nga eksperti për faunën e egër, Emin Yoğurtcuoğlu.
Ekşioğlu dhe Yoğurtcuoğlu, kanë shpjeguar për Anadolu Agency (AA) punimet e tyre për kërkimin e fluturës dhe udhëtimin e tyre eksplorues për tre ditë në rajon.
– “Këtu nuk është habitati i fluturës”
Süleyman Ekşioğlu, ka bërë të ditur se për shumë vite ka zhvilluar punime lidhur me mbrojtjen e natyrës dhe fluturat dhe se ai i sheh më tërheqëse fluturat rreth të cilave dihen shumë më pak gjëra.
“Për këtë arsye kam vendosur të bëj kërkime rreth ‘Kuzeyli Nazuğum'”, tha Ekşioğlu duke shtuar se gjatë këtij procesi është ndihmuar nga Emin Yoğurtcuoğlu i cili interesohet për zogjtë.
“Kemi fotografuar fluturën duke e gjetur atë pasi jemi ngjitur në lartësinë 3.800 metra në Malin Ararat në një udhëtim që zgjati tre ditë me Yoğurtcuoğlu”, tha Ekşioğlu. Pasi ka bërë të ditur se po përjetojnë lumturinë që ia kanë arritur qëllimit ai shtoi se “në minutat e para ishim në një situatë të pabesueshme për atë që po shihnim. Sigurisht që më pas pamë edhe flutura të tjera të këtij lloji. Kemi marrë fotografi të mira”.
“Flutura ka zbritur poshtë që 12 mijë vite më parë nga periudha e akullit. Me fillimin e tërheqjes së akujve ka qëndruar në shpatet veriore të Malit Ararat në të cilin mbisundon klimë e ftohtë”, tha Ekşioğlu duke shtuar se “Normalisht këtu nuk është habitati i fluturës por në pozitën tonë gjeografike ka ardhur që nga epoka e fundit e akullit dhe ka qëndruar këtu si një relike. Ajo nuk ka asnjë vend ku mund të shkojë. Ky lloj ka mbetur e bllokuar këtu në Malin Ararat”.
Sipas tij, “Kuzeyli Nazuğum” është një lloj fluture që jeton në klimë të ftohtë. “Për këtë arsye ajo jeton në shpatet e Ararat-it. Kjo mund të jetë një lloj treguesi. Studimet e ardhshme mund të na japin shumë informacion mbi ndikimin e ngrohjes globale. Ne mendojmë se duhet të monitorohet rregullisht dhe të shikohet nëse ka ndonjë ndikim në ngrohjen globale”, tha Ekşioğlu.
– “Është si të takosh një krijesë parahistorike”
Ndërsa Emin Yoğurtcuoğlu tha se është emocionuar shumë nga ftesa e bërë nga Ekşioğlu ku dhe pas përgatitjes në kohë të shkurtër janë nisur menjëherë në këtë udhëtim.
“Kjo specie është gjithashtu një lloj relike. Të krijon ndjenjën si të takosh një krijesë parahistorike. Ne po flasim për një specie që ka qenë në vendin tonë që nga 12 mijë vjet më parë. Është një gjallesë për të cilën ka vetëm një regjistrim në lidhje me të, një krijesë për të cilën nuk dihet asgjë tjetër. Ishte një emocion i madh për mua që të merrja pjesë në zbulimin e kësaj përsëri. Gjallesa ishte sikur kishte veshur pellush, kishte një formë rezistente ndaj të ftohtit. Kjo flutur, është një flutur e qëndisur mbi një bazë të bardhë. Mbi të ndodhen kryesisht modele të kuqe, kafe, të zeza por nga poshtë ajo ka bazën e bardhë. Por, dallimi prej tyre janë pikat e bardha”, tha Yoğurtcuoğlu rreth fluturës “Kuzeyli Nazuğum”.
Ai thotë se nuk është e lehtë të ngjitesh në mal, të ndjekësh të panjohurat duke dhënë një mund. “Kur ndodheni atje në nivelin prej 3.500 metrash, çdo hap që hidhni janë si tortura ndaj trupit. Përballeni me vështirësi në frymëmarrje dhe nuk ia keni idenë se ku po shkoni. Ndodheni atje vetëm me një parashikim. Prandaj dhe kjo është një prej momenteve më të bukura që mund të përjetoni në kohën kur e gjeni për herë të parë”, tha Yoğurtcuoğlu.
Discussion about this post