Sa më shumë që po afrohen zgjedhjet, aq më interesante po bëhet gara mes partive. Secila parti ka zgjedhur mënyrën e vetë për të qenë sa më joshëse dhe sa më bindesë me votuesit, shkruan Gazeta Mejdani.
Dje është është publikuar një fotografi nga Lëvizja Vetëvendosje “Me autobus drejt ndryshimit”, ku shihen oraret që do të nisen autobusët nga qytete të ndryshme të Gjermanisë për në Kosovë.
Përveç se mund të vijnë, LVV u siguron edhe kthim falas në qytetet e tyre, ka shkruar indeksonline.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ditë më parë ishte në Gjermani, dhe vizitoi mërgimtarët tanë në atë vend të Evropës.
Sipas albinfo.ch, ai po ashtu kishte vizituar qytetarët e Kosovës me qëndrim në Zvicër ku kishte qëndruar për disa ditë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post