“Ëndërrime fëmijërore” është libri i parë dhe më i riu i nxënësve vushtrrias të shkollës “Hajrullah Shala” të Akrashticës. Libri u përurua sot në ambientet e shkollës.
Ky libër, që tashmë gjendet në duart e lexuesve, është kontribut i zotimit të vazhdueshëm të drejtorisë së shkollës, stafit mësimdhënës, Këshillit Drejtues të Shkollës (KDSH) dhe nxënësve, të cilët përmes shkrimeve të tyre shprehën talentin e tyre krijues.
“Jam i vetëdijshëm se ky libër ndonëse modest për nga përmbajtja, prapëseprapë është shumë me vlerë pikërisht pasi duart dhe mendjet e arta të këtyre fëmijëve të talentuar me shkrimet e tyre nxorën në dritë shumë shkrimtarë fillestarë që premtojnë për të ardhmen”, ka thënë drejtori i shkollës, Hajdin Islami.
Ky libër në 400 kopje është botuar nga Shtëpia botuese “Migros -2”, redaktimi teknik dhe realizimi me kompjuter nga Hajdin Islami, kopertinën e kanë punuar Elsa Behrami dhe Teuta Plakolli, ndërsa financues i tij është Granti i Bankës Botërore në Kosovë për projektet shkollore. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post