Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, sot ka bashkëbiseduar me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve online që ata ia kishin dërguar.
Me gjithë aktivitetet e shumta që i bënë për çdo ditë, ku edhe i delë kohë të bëjë ushtrimet trupore, Haradinaj po gjenë kohë edhe tu përgjigjet qytetarëve në pyetjen online që i dërgohen.
Nga dialogu, taksa, zgjedhjet e tema të tjera të rëndësishme, ai është përballur edhe me një pyetje të çuditshme.
“Nëse ishe rreh me Vuçiqin, kush do të kishte fituar?”, ishte një pyetje e një qytetari që ia shkruan kryeministrit në detyrë.
Kjo pyetje ka nxitur të qeshura të mëdha te Haradinaj, mirëpo ai ka hezituar të përgjigjej, duke vazhduar menjëherë me pyetjen e radhës. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post