Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Inspeksionit, pas kërkesave të qytetarëve, kanë ndërmarr një aksion për lirimin e hapësirës publike tek njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”.
Lidhur me këtë aksion, zyrtarët komunal nga Drejtoria për Inspeksion, bëjnë të ditur se ky lokal ka shfrytëzuar hapësirën publike duke dëmtuar sipërfaqen e gjelbëruar, me anë të kubëzave, rrethojës me plato dhe inventarët tjera, pa leje nga organi kompetent.
Prandaj zyrtarët komunal, ju dhanë dy ditë kohë që të lirojnë hapësirën publike në mënyrë që këtë hapësirë ta kthejnë në gjendjen e mëparshme.
Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, bën thirrje tek të gjitha bizneset që ti kryejnë obligimet ndaj komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën do të shqiptohen gjoba si dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit që gjenden në hapësirat publike.
Discussion about this post