Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është lidhur direkt në emisionin Pressing në T7 dhe ka thënë se ndihet optimist i madh për të ardhmen e Kosovës si dhe ka kërkuar falje ndaj qytetarëve për pritjen e gjatë të krijimit të qeverisë.
“Asnjë marrëveshje nuk është e lehtë. Kjo është ndër marrëveshjet më të mira në histori të politikës. Na është bërë presion nga mediet që jemi vonuar, por nuk është tërësisht faji ynë pasi është dashur deri më 26 dhjetor të pritet për mbledhjen e Kuvendit”, ka thënë Bahtiri.
“Duam t’i kërkojmë falje publikisht qytetarëve për vonesën”
Tutje ai ka thënë se koalicioni do të mund të ndodhte në ditët e para, por që u vonuan për çështje teknike.
“Koalicioni do të mudn të ndodhte në ditët e para, pasi që për presidentin është dashur të pajtohemi moti që të jetë konsensual”, tha ai.
Tutje Bahtiri dha edhe një deklaratë të fuqishme, si dhe shtoi se Ministri i ri i Brendshëm, Agim velu, nuk do të ketë aspak probleme në bashkëpunimin e kryeministrin Albin Kurtin.
“Mitrovica është liruar më 2013’ën, ndërsa Kosova tash”, tha ai.