Mbrëmë vonë nga Haga është kthyer Sokol Bashota, ish-zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Bashota është ballafaquar me Prokurorinë Speciale ku edhe ka pas kundërshtime të shumta.
“Unë isha në Hagë dhe jam intervistuar dy ditë si i dyshuar, dhe jam përgjigjur në pyetjet të cilat kanë qenë të favorshme për mua”, ka thënë Bashota, transmeton Gazeta Mejdani.
“Por, ajo që më ka shqetësuar mua, një precedent është se atje më është ofruar një marrëveshje e cila do të ishte e favorshme për mua por që do të mund të dëmtonte kauzen e UÇK-së dhe të tjerët”, ka thënë Bashota.
Tutje, Bashota ka thënë se detajet tjera do t’i shpalosë pas konsultimit me avokatin e tij mbrojtës. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post