Sot është publikuar trileri i filmit më të ri “Farmer’s Blues”, i regjisorit Ibër Deari. Ky film premierën pritet ta ketë në shumë festivale të njohura. Xhirimet e filmit janë bërë në vitin 2018, shkruan Gazeta Mejdani.
Filmi i regjisorit Deari trajton tematika të cilat pasqyrojnë mirëqenien e popullatës dhe mungesën e kushteve elementare për një jetë më të mirë.
“Traileri i filmit të ri “Farmer’s Blues” , këtu e keni vetëm disa pjese nga filmi që e kemi realizuar këtë vit, kemi punuar me shumë dashuri e pasion, kënaqësi me pas një ekip fantastike duke filluar nga aktorët e deri tek post production. Jemi të lumtur që filmin e përfunduam dhe tash vetëm ka filluar rrugën e tij drejt festivaleve të filmit…”, ka shkruar Deari.
Kjo nuk është hera e parë e regjisorit që sjell film, ai tanimë njihet në kinematografinë shqiptare për filma cilësorë. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post