Maqedonia e Veriut ka filluar numërimin mbrapsht deri në marrjen e përgjigjes nëse në tetor do të ketë ose jo datë për nisje të bisedimeve aderuese.
Kanë mbetur edhe 27 ditë deri tek vendimi i madh, thotë zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, i cili nesër niset drejt Berlinit, nga ku pret të marrë konfirmimin që Bundestagu më 26 shtator do t’i thotë “po” hapjes së negociatave. Sipas tij, kjo do t’i nxisë edhe vendet e tjera, siç është Franca skeptike, nga e cila po pritet që ta rrumbullakësojë vendimin për Maqedoninë.
“Jam i sigurt që do ta ketë shumë të vështirë që cilido vend anëtarë t’i thotë “jo” Maqedonisë së Veriut. Çdo mesazh negative për Maqedoninë e Veriu do të jetë mesazh negative edhe për zgjidhjen e problemit Kosovë-serbi, për shkak se rruga për të zgjidhur çështjen Prishtinë-Beograd kalon nëpër Shkup. Nëpër përgjigjen positive për Shkupin, sepse me këtë u jepet mesazh vendeve se nëse respektoni parimet evropiane dhe mbyllni temat e rënda politike, ju keni perspektivë për në BE”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Mosgjetja e një zgjidhjeje për projektligjin për prokurorinë mund të ndikojë edhe në vendimin evropian të tetorit.
“Mosuksesi eventual në tetor pjesërisht ose më së shumti do të jetë për shkak të mosarritjes së konsensusit. Ndjenja ime është se nëse e lëshojmë këtë shans, vështirë që në periudhën e ardhshme të kemi mundësi tjetër”, u shpreh Bujar Osmani, zëvendëkryeministër për Çështje Evropiane.
Edhe kryetari i komitetit evropian për rajonet Karl Hajn Lambert, më të cilin Osmani u takua, konsideron se tani është momenti që Maqedonia të marrë datë.
“Komiteti i autoriteteve rajonale në Bashkimin Evropian është i bindur që tani është momenti dhe jo më vonë për të marrë vendimin e duhur dhe për të filluar negociatat aderuese kapitull pas kapitulli. Jemi të bindur sepse ne pajtohemi me përfundimet e Komisionit Evropian në dhëna në raportin e fundit”, deklaroi Karl Hajn Lambert, kryetar i Komitetit Evropian për Rajonet.
Zëvendëskryeministri Osmani edhe sot ripërsëriti qëndrimin se do të ishte mirë që të mos ndahej pakoja e përbashkët Maqedonia e Veriut-Shqipëri për marrje të datës për fillim negociatash, vendim të cilin 28 vendet anëtare duhet ta japin në tetor. Mjafton një votë kundër, që një vend kandidat të mos fillojë bisedimet./Tv21/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post