Gjykata e Apelit ka vërtetuar në tërësi aktgjykimin e shkallës së parë për të dënuarit e rastit të Kumanovës.
Vendimi është sjellë tre muajve pas mbajtjes së seancës publike në Gjykatën e Apelit, ku u shqyrtuan ankesat e të akuzuarve për vendimin e shkallës së parë.
Gjykata Themelore Shkupi 1, më 2 nëntor të vitit 2017 shqiptoi shtatë dënime të përjetshme me burg për të akuzuarit e Lagjes së Trimave, 13 të akuzuarve u shqiptoi dënim me burg prej 40 viteve, gjashtë të akuzuarit janë të dënuar me nga 20 vjet burg, një i akuzuar u dënua me 18 vjet burg, dy me nga 14 vjet burg, dy me nga 13 vjet burg, ndërsa katër prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive u liruan nga akuzat.
Discussion about this post