Debati për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe për rastin “Zhvatja” janë një test i fortë për gjyqësorin dhe për suksesin e reformave.
Zgjidhja institucionale e kësaj lënde do të dëshmoj pavarësinë e sistemit gjyqësor. Kjo është mënyra evropiane, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e sotme me Presidentin e KE-së, Donald Tusk.
“Pritjet tona për Këshillin e BE-së më 15 tetori dhe Këshillin Evropian më 17 tetor janë miratim i vendimit për hapjen e bisedimeve pa anulime të mëtutjeshme. Tusk do të kryesojë me ne në atë seancë historike.
Për këtë në detaje jemi duke e njoftuar për të gjithë përpjekjet tona dy vitet e gjysmë e kaluara, por edhe 15 vite si shtet kandidat për anëtarësim në BE”, ka thënë Zaev.
Discussion about this post