Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se ka pritur në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahliny, me të cilën kanë biseduar për shumë fusha që preken nga niveli lokal.
Jashari e gjithashtu e ka njoftuar përfaqësuesen e shtetit suedez në Kosovë për të arriturat dhe sfidat që përballet komuna e Skënderajt
Postimi i Jasharit në Facebook
Kënaqësi të pres në takim Ambasadoren e një shteti mik siç është Suedia, znj. Karin Hernmarck Ahliny, me të cilën biseduam gjerë e gjatë për të gjitha fushat që preken nga niveli lokal.
Poashtu, përfaqësuesen e shtetit Suedez në vendin tonë, e njoftova me të arriturat e Komunës, punët që janë duke u zhvilluar si dhe sfidat me të cilat përballemi si komunë por edhe si shtet i ri që jemi e që kemi nevojë për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.
Discussion about this post