Avokatja e prokurores speciale publike të shkarkuar nga puna, Katica Janevës njoftoi se do të paraqesin kërkesë për shfuqizimin e masës së paraburgimit, ndërsa si garancion do të ofrohet pasuria e saj.
“Nuk më është bërë i ditur vendimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin nga puna të Katica Janevës dhe vendimin e sotëm që të mos mund të kthehet në postin e vjetër në Prokurorinë e Gjevgjelisë”, tha Irena Frçkoska për “TV21”, duke shtuar se vendimi i së shtunës dhe i sotmi i Këshillit të Prokurorëve Publikë nuk i ka pranuar ato.
Ajo njoftoi se do të paraqisnin kërkesë për shfuqizimin e masës nesër.
Janevës iu është caktuar paraburgim prej 30-ditësht që skadon këto ditë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post