Rezultatet e një anketimi të fundit nga “InterNations” kanë treguar se çfarë do të thotë të jetoni dhe punoni në 64 shtete të ndryshme të botës.
Për këtë anketim, janë marrë përgjigjet e mbi 20,000 njerëzve rreth kualitetit të jetës, kostos së jetesës, financave personale, etj.
Përveç kësaj, anketimi e ka mbuluar edhe temën e sigurisë – më saktësisht faktorët si paqja, siguria personale dhe stabiliteti ekonomik.
Mandej, rezultatet janë përpiluar asisoj për ta krijuar një listë me vendet të cilat janë më të rrezikshmet për të jetuar.
1. Brazili
Një mërgimtar i anketuar nga Zelanda e Re thotë se ekziston një ndjenjë e brendshme e njerëzve që jetojnë me frikë.
Një tjetër mërgimtar gjerman është ankuar se niveli i lartë i pabarazisë dhe brutalitetit në shoqëri është shqetësues dhe se e bën të ndihet jo komod.
“Kaosi politik ka shkaktuar shumë probleme dhe parehati në vendin tim të punës”, ka shtuar ai.
2. Afrika Jugore
Anketuesit kanë deklaruar se jeta në këtë vend është pak më e lehtë, por ndihen sikurse nuk e kanë lirinë për të ecur ose për t’u shëtitur kudo dhe se tërë kohën frikësohen për sigurinë e tyre.
Një mërgimtar belg është ankuar për rrethanat e pasigurta politike, racizmin, korrupsionin dhe shkallën e lartë të krimit.
3. Nigeria
“Në të vërtetë nuk jemi të lirë, nuk mund të ecim rrugëve dhe nuk mund të shoqërohemi me nigerianët. Gjithmonë ekziston mundësia e rrezikut”, ka deklaruar një anketues hungarez.
4. Argjentina
Anketuesit mërgimtarë të cilët jetojnë ose punojnë në Argjentinë kanë deklaruar se ky shtet nuk është i sigurt dhe se njerëzit nuk janë miqësorë.
5. India
Supozimet rreth femrave të huaja se janë të “lehta” për t’u zënë, e bëjnë Indinë vend të pasigurt. Veç kësaj, edhe politika, tensionet sociale dhe ndotja e madhe e ajrit e bëjnë atë një shtet të pasigurt.
“Njerëzit më shikojnë tërë kohën, më fotografojnë, më flasin keq, provojnë të më mashtrojnë vetëm se supozojnë që jam turist i pasur”, ka deklaruar një tjetër mërgimtar kanadez. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post