Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019 është festival tradicional dhe organizohet tash e 17 vjet me radhë.
Festivali ka nisur dje dhe po vazhdon edhe sot në Prishtinë. Fillimi i festivalit u shënua dje me defilimin e të gjitha ansambleve pjesëmarrëse në sheshet “Skenderbeu”, “Nënë Tereza” e “Zahir Pajaziti”.
Performancat e natës së dytë fillojnë në orën 18:00, tek amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”. Pjesë e këtij festivali janë rreth 500 fëmijë valltarë nga shtetet e ndryshme të rajonit, si: Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnia e Hercegovina dhe valltarë nga qytetet të ndryshme të Kosovës.
Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, kurse realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post