Numri i haxhinjëve nga Kosova që sivjet shkuan në Meken e lartësuar ëstë më i larti deri më tani, shkruan Gazeta Mejdani.
Me gjithë çmimet e larta që kapin shifrat mbi 6 mijë euro, kjo nuk i ndaloi besimtarët muslimanë të vendit tonë që t’i drejtohen “Shtëpisë së Allahut” për ta vizituar.
Haxhi është obligimi i pestë në rënditjen e pasë obligimeve bazë të Islamit që në popull njihen si pesë “shartet e Islamit”.
1576 haxhinjë nga Kosova kanë udhëtuar këtë vit për ta kryer obligimin e haxhit.
Ndër ta më i riu është 13-vjeçari nga Vushtrria, Uvejs Muzaqi.
Siç informohet Gazeta Mejdani, është është tejet i lumtur me këtë dhe shpreh krenarinë e tij për titullin “Haxhi” që do ta merr pas kryerjes së obligimeve në haxhillëk.
Për më tepër, Uvejs Muzaqi njihet si nxënës shembullor, shumë i sjellshëm dhe i edukuar në frymën fetare dhe patriotike.
Haxhi kryhet çdo vit në të njëjtën periudhë, gjatë muajit Dhul Hixhe, muaji i dymbëdhjetë në kalendarin islamik.
Vlenë të theksohet se tek ne “haxhi” quhet edhe pelegrinazh. Në fakt, ky është një term i gabueshëm dhe nuk përkon me haxhin që e obligon feja islame./Gazeta Mejdani/