Turqia ka thënë më shumë se një herë se do ta bombardoj veriun e Sirisë nëse kurdët atje mbajnë zgjedhjet për të kufizuar territorin kurd në regjion, shkruan Gazeta Mejdani.
Së fundmi në lidhje me kaosin e mundshëm në rajon, sot ka dhënë një deklaratë edhe lideri i kurdëve Salih Muslim.
Salih Muslim është udhëheqës politik i organizatave kurde të cilat Turqia i njeh si terroriste. Këto organizata janë: PKK, PYD, YPG dhe SDG.
Muslim ka thënë se qëndrimi i ri i SHBA-ve se nuk do të mbështesin tgjedhjet kurdë në Siri vjen si rezultat i presionit dhe kërcënimeve turke.
Washingtoni zyrtar në lidhje me këtë ka thënë: “Ne nuk i mbështesim zgjedhjet sepse nuk plotësohen kushtet aktuale”. Këtë qëndrim të ri të Washingtonit Muslim i ka cilësuar si diplomatik dhe vjen si rrjedhojë e presionit të Turqisë.
“Washingtoni bëri një deklaratë diplomatike për të shmangur provokimin e Turqisë” thonë Salih Muslim.
Zëvendës zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel ka thënë: “Washingtoni nuk do të mbështes zgjedhjet pirate që do të mbahen nga organizata PKK/PYD/YPG/SDG në verilindje të Sirisë më 11 qershor “sepse kushtet aktuale nuk janë përmbushur. Ne e kemi thënë këtë më parë: “Çdo zgjedhje duhet të jetë e lirë, e ndershme, transparente dhe gjithëpërfshirëse, siç thuhet në rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne nuk mendojmë se ekzistojnë kushtet për një zgjedhje të tillë. Në veri-lindje të Sirisë, ne ua kemi përcjellë këtë pikëpamje aktorëve në veri-lindje të Sirisë.
Muslim mendon se është konfuze edhe fakti që deri më tani ka pasur vetëm një deklaratë të vetme nga SHBA-të lidhur me këtë çështje. SHBA-të mund të kenë dashur të parandalojnë një reagim të ashpër të Turqisë duke bërë një deklaratë teknike dhe të shkurtër para publikut dhe duke kaluar këtë çështje. Është gjithashtu e mundur që ai po mbështet organizatën për të mbajtur zgjedhjet.
Qëndrimi përfundimtar, zyrtar dhe i prerë i Turqisë është me sa vijon: Terroristani nuk do të lejohet.