Përderisa Kryeministri Kurti po viziton Turqinë ku mund bisedohet edhe për dronët e rinj që mund t’i vijnë Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe gjeneral brigade, Ilir Qeriqi vizituan njësinë Sistemet Ajrore pa Pilot (SAPP) në Aeroportin e Gjakovës.
Delegacioni fillimisht është informuar nga lidershipi i njësisë të cilët i njoftuan me kapacitetet, aktivitetet, të arriturat dhe gatishmërinë për t’i realizuar të gjitha aktivitetet në kuadër të misionit të tyre.
Maqedonci dhe Jashari përgëzuan stafin e njësisë së SAPP për angazhimin në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve të tyre. Gjithashtu shprehën përkushtimin e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij kapaciteti bazuar në objektivat MM-së dhe FSK-së.