Simpoziumi është një ngjarje vjetore që ngërthen në vete një spektër të larmishëm të çështjeve që kanë të bëjnë me shkencat shëndetësore. Qëllimi i këtij Simpoziumi është integrimi i mëtejshëm i komponentëve përkatës teorike me ata praktike. Në veçanti, Simpoziumi shërben si platformë për prezantimin dhe diskutimin e hulumtimeve inovative dhe të bazuara në fakte mbi çështjet të ndryshme që mbizotërojnë në sektorin e shëndetësisë gjatë viteve të fundit.PROJEKTI SOCRE
Zhvillimi i Rehabilitimit Social përmes Arsimit (SOCRE) – Qëllimi i këtij projekti është të përmirësojë edukimin në rehabilitimin shoqëror dhe menaxhimin përmes mësimit gjatë gjithë jetës, në përputhje me procesin e Bolonjës dhe në bashkëpunim me partnerët e arsimit, praktikave të rehabilitimit dhe ministrive. Vendet e programit janë partnerë afatgjatë nga Belgjika, Finlanda, Hollanda dhe Portugalia. Institucione të tilla kanë një ekspertizë të nivelit të lartë dhe të gjerë në pedagogji dhe rehabilitim modern. Pjesë e konsorciumit të projektit janë edhe institucionet e arsimit të lartë nga Kosova dhe Rusia të rehabilitimit shoqëror. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post