Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mustafë Bajrami dje është pritur nga ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Z. Sabri Tunç Angili.
Këtë e bënë me dije Bajrami në llogarinë e tij në Facebook.
Se për çfarë është biseduar në këtë takim nuk jepen detaje. Përveç që Dr. Bajrami e përshkruan ambasadorin turk me fjalët më meritore.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Ka kohë që nuk kam postuar imazhe nga takimet e mia me njerëz me ndikim. Isha i nderuar nga pritja e ambasadorit të Turqisë në Prishtinë, ekselencës së tij Sabri Tunç Angili. Një ambasador me kulturë, një intelektual i nivelit të lartë e një mik i çmueshëm i shqiptarëve dhe Kosovës…!