THIRRJE PUBLIKE!
Mediat shqiptare gjithandej, intelektualët, literatura shkollore dhe akademike, klasa politike, analistët dhe gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, duhet të nisin përdorimin e termit “Shtet Gjenocidal” sa herë që përmendin emrin Serbi!
Tani e turje Serbia duhet të quhet ‘Shteti Gjenocidal i Serbisë’, ose ‘Serbia, Shteti Gjenocidal’!
Nëse nuk e bëjmë, do të gabojmë shumë!
Në fakt, do të amnistojnë Serbinë nga gjenocidet që ka bërë!
Dhe, gjenocidet e Serbisë nuk janë vetëm në rastin e Srebrenicës!
Ajo ka kryer edhe shumë të tjera në 150 vjetët e fundit!
Tek e fundit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi dje rezolutën, ku, përveç që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, ajo rezolutë dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës!
Rasti i përngjet shumë Gjermanisë Naziste!
Kjo do të duhej të rregullohet edhe me ligj!
Këtë duhet ta thonë dhe të porosisin dy presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, dy kryeparlamentarët dhe dy kryeministrat tanë!
E nëse nuk rregullohet me ligj në Kosovë e Shqipëri, së paku duhet të krijohet mendësi e përgjithshme popullore shqiptare në lidhje me këtë emërtim adekuat për Serbinë…!