Ibrahim Reisi ishte një gjykatës, politikan dhe teolog iranian, doktor shkence në jurisprudencën islame që konsiderohet shumë i afërt me Udhëheqësin Suprem të Republikës Islamike të Iranit, Ali Khamenei. Ai njihet për ashpërsinë e tij dhe u akuzua për shqiptimin e dënimit me vdekje kundër kundërshtarëve kur ishte anëtar i asaj që njihej si “Komiteti i Vdekjes”.
Shkruan: Mustafë Bajrami
Reisi shërbeu si prokuror publik i vendit dhe mori postin e kreut të gjyqësorit. Ai ishte i shqetësuar për luftimin e korrupsionit dhe ndjekjen penale të shumë shtetarëve të përfshirë në rastet e keqmenaxhimit të cilin e pasoi si president i vendit në vitin 2021.
Lindja dhe edukimi
Ibrahim Raisi Sadati lindi më 14 dhjetor 1960 në lagjen Meshehed (125 kilometra në jugperëndim të Teheranit), kryeqyteti i provincës Horasan Razavi.
Lindja e tij përkoi me Revolucionin e Bardhë të udhëhequr nga Muhamed Reza Pahlavi, i cili reduktoi fuqinë dhe ndikimin e institucionit fetar.
Raisi u rrit në një familje fetare në qytetin e Meshhedit, e cila kishte rezerva për reformat arsimore që synonin perëndimorizimin dhe shekullarizimin.
Babai i tij ishte një klerik nga zona e Dashtakut në qytetin e Zabulit në provincën e Sistanit. Ai vdiq kur Ibrahimi ishte pesë vjeç.
U martua me Jamila Alam al-Huda, vajza e dijetarit Ahmed Alam al-Huda, imamit të xhamisë dhe përfaqësuesit të Udhëheqësit Suprem në qytetin e Meshhadit.
Martesa e ndërthurur me Alam al-Huda i hapi rrugën atij për të krijuar marrëdhënie me figura politike dhe fetare në vend, dhe kështu ai fitoi ndikim brenda institucionit fetar.
Gruaja e tij ka doktoruar në arsim dhe është profesoreshë e shkencave arsimore në Universitetin Beheshti në Teheran dhe kanë dy vajza dhe dy nipër e mbesa
Në vitin 1975, Ibrahim Reisi ai iu bashkua Institutit Islamik në Kum kur ishte 15 vjeç. Ai e filloi karrierën e tij profesionale në një fazë të hershme të jetës së tij, pasi hyri në drejtësi në vitin 1980 si prokuror publik në moshën njëzet vjeçare, dhe u zhvendos midis disa provincave në pozicionin e tij gjyqësor derisa u emërua Zëvendës Prokuror Publik në Teheran në vitin 1985.
Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi një përvojë të madhe në korridoret e gjyqësorit, derisa mbajti dosje të ndjeshme dhe të rëndësishme për regjimin iranian dhe u bë anëtar i atij që njihet si “Komiteti i Vdekjes”, një organ i përbërë nga 4 gjyqtarë të cilët janë përgjegjës për gjykimin e të burgosurve që kundërshtojnë revolucionin.
Në vitin 1990, aksionet e tij u rritën në korridoret e gjyqësorit, besimi tek ai u rrit dhe ai u emërua Prokuror Publik në Teheran me urdhër të kreut të gjyqësorit në atë kohë, Muhamed Yazdi.
Ai lëvizë midis disa posteve gjyqësore dhe krijoi marrëdhënie të forta me Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei, të cilin e zgjodhi në vitin 2016 si përgjegjës për Fondacionin Astan Kuds Razavi, i cili është një institucion fetar me një buxhet në miliarda dollarë dhe zotëron më shumë se 30 kompani, fabrika dhe miniera, dhe ka degë të forta dhe me ekonomi të ndryshme.
Ky institucion është i lidhur me Departamentin e Çështjeve të Xhamive në qytetin e Meshehedit, dhe vetëm ata që kanë ndikim dhe lidhje të forta me udhëheqjen e lartë të regjimit iranian janë përgjegjës për të.
Në vitin 2017, Ibrahim Reisi kandidoi në zgjedhjet presidenciale si kandidat prej Partisë Konservatore, por humbi nga Hassan Rouhani në mandatin e tij të dytë. Kur u bë kreu i gjyqësorit në vitin 2019, ai ngriti sloganin e ndjekjes penale të personave të korruptuar dhe hetoi shumë politikanë me akuza për keqmenaxhim të pozitave dhe parasë publike.
Ai vazhdoi luftën kundër korrupsionit dhe e bëri sloganin e tij të fushatës në zgjedhjet presidenciale të 2021 “armik i të korruptuarve”, gjë që bëri më të lehtë suksesin në presidencën me 62% të votave
Opozita iraniane jashtë vendit e akuzon atë si përgjegjës për likuidimin e kundërshtarëve të majtë dhe shumë prej drejtuesve të Organizatës Muxhahedine të Popullit, të cilët ishin subjekt i dënimit me vdekje në fund të viteve 1980, gjatë së cilës Raisi ishte pjesë e formacionit gjyqësor të njohur për iranianët si “Komiteti i Vdekjes”.
Në vitin 2016, doli në shesh një audio-inçizim që daton në vitet 1980 që zbuloi përmbajtjen e një takimi midis Ayatullah Hussein Ali Muntazeri dhe disa zyrtarëve gjyqësorë – përfshirë Reisin – të cilët ishin caktuar në dosjen e të burgosurve politikë. Në regjistrimin e zbuluar, Muntazeri tha se komiteti kishte kryer ekzekutime ku përfshiheshin gra shtatzëna dhe vajza të moshës 15 vjeçare.
Sipas raporteve të Amnesty International, komiteti i vdekjes ekzekutoi 5,000 njerëz, ndërsa Organizata Muxhahidin-e-Khalk thotë se numri i kalonte 30,000 njerëz. Në vitin 2019, Departamenti Amerikan i Thesarit përfshiu emrin e Ibrahim Raisit në mesin e zyrtarëve iranianë në listën e sanksioneve të SHBA.
Detyrat dhe postet e Ibrahim Reisit:
Reisi mbante shumë poste, shumica e të cilave kishin të bënin me drejtësinë, gjykatat dhe fushat e Sheriatit.
– Prokuror i qytetit të Karajit në vitin 1980.
– Prokurori Publik në Hamedan në vitin 1982.
– Zëvendës Prokurori Publik në Teheran 1985.
– Anëtar i Komisionit Gjyqësor për Gjykimin e të Burgosurve, i njohur si “Komiteti i Vdekjes” në vitin 1988.
– Prokuror në Teheran në vitin 1990.
– Inspektor i Përgjithshëm i Gjyqësorit në vitin 1994.
– Gjatë periudhës 2004-2014, ai shërbeu si Nënkryetar i Autoritetit Gjyqësor.
– Prokurori i Gjykatës Speciale për Klerikë, ndërsa në vitin 2012 e mbajti postin e nënkryetarit të Autoritetit Gjyqësor.
– Prokurori i Përgjithshëm i Iranit në vitin 2014.
– Kryetar i Autoritetit të Astan Kuds Razavi.
– Në vitin 2017, ai u emërua kujdestar i faltores së Imam Rizait, i cili vizitohet çdo vit nga miliona shiitë.
– Që nga viti 2006, ai është anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Lidershipit, i cili zgjedh pasardhësin e liderit.
– Anëtar i Shoqatës së Klerikëve dhe Këshillit të Diagnostifikimit të Sistemit.
– Në vitin 2019, ai u emërua në krye të gjyqësorit me zgjedhjen e liderit suprem Khamenei, një pozicion në të cilin qëndroi derisa arriti sukses në zgjedhje dhe mori presidencën e vendit.
Veprimtaria shkencore e Ibrahim Reisit:
Raisi shkroi shumë artikuj dhe hulumtime shkencore në lidhje me jurisprudencën, ligjin dhe reformën e sistemit gjyqësor, ndër të cilët më të rëndësishmit janë:
– Raporte mbi rregullat e jurisprudencës (në lidhje me gjyqësorin).
– Raporte për studimin e rregullave të jurisprudencës (seksioni ekonomik).
– Raporton për të studiuar rregullat e jurisprudencës në lidhje me adhurimin.