Roli i mërgatës shqiptare gjithnjë ka qenë i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin ekonomik të vendeve tona, por edhe për njohjen e botës nëpërmes asaj mërgate. Mërgata është bebëza e syrit tonë me të cilin e shohim botën, vlerëson Mustafë Bajrami, transmeton Gazeta Mejdani.
Në lidhje me mërgatën shqiptre në vendet perëndimore ka shkruar teologu Bajrami ku ka pasqyruar atë që e kishte parë dhe përjetuar përgjatë vizitave atje.
Ai thotë se vetë-organizimet e mërgatës duhet të shërbejnë si model nga ku mund të mësohet shumë.
Përtej kësaj, Dr. Bajrami vlerëson lartë sidomos rolin e xhamive dhe hoxhallarëve. Për këta të fundit thotë se ata nuk janë vetëm hoxhallarë brenda xhamive, por edhe organizatorë brilantë të jetës sociale të shqiptarëve në Perëndim.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook: