Jusuf Ozer, i njohur si agai i botës së biznesit në Turqi, ishte nga qyteti Afyonkarahisar në Juglindje të Turqisë.
Shkruan: Mustafë Bajrami
Jusuf Özer i cili ndërroi jetë para dhjetë viteve, ishte i njohur si “Aga” në botën e biznesit në Turqi. Për shkak të veprimtarisë së tij humanitare si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ai ishte dekoruar edhe nga Parlamenti i Turqisë. Me datë 15. 07. 2010 mori çmimin për ‘Shërbim të Shquar’ nga TBMM e Turqisë.
Ajo që e bënte të veçantë Jusuf Özer, nuk ishte pasuria e tij e madhe, apo të qenurit e tij si njëri prej njerëzve më të pasur në Turqi, as edhe titulli pronar i njërit prej holdingjeve më të suskesshëm jo vetëm në Turqi, por ishte pikërisht shpirti i human dhe ndihmat që i jepte për gjithë ata që kishin nevojë. Jusur Ozer ka blerë miliona libra nëpër botë dhe u ka dhuruar bibliotekave anekënd Turqisë. Një numër i madh i këtyre bibliotekave që ai i kishte ndërtuar.
Ai ka ndërtuar falas me qindra shkolla, institute e çerdhe fëmijësh. Me mijëra shtëpi ka ndërtuar nëpër botë. Ka shkolluar mijëra nxënës dhe ka stipenduar për studime jashtë Turqisë thuajse të gjithë studentët e dalluar.
Përveç kësaj, Jusuf Ozer ndërton dhe hapë shjetëra shkolla profesionale jo vetëm në vendlindjen e tij, por gjithandej nëpër Turqi.
Ai ka ndërtuar me qindra shkolla, institute e çerdhe fëmijësh. Me mijëra shtëpi ka ndërtuar nëpër botë. Ka shkolluar mijëra nxënës dhe ka stipenduar për studime jashtë Turqisë thuajse të gjithë studentët e dalluar.
Është financuesi i ndërtimit të varrezave të jasharajve në Prekazin e Adem Jasharit. Përveç shpenzimeve tjera, të gjithë mermerët e atij memoriali janë dhuratë e ‘Ozerler Holding’ pronar i së cilës ishte Jusuf Ozer.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenneti Firdevs…!